Feronikeli – Gjilani, Llapi – Trepça’89 dhe Dukagjini – Vushtrriaa janë ndeshjet që po zhvillohen gjatë ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Drenas po zhvillohet një sfidë e vërtetë, mes Feronikelit e Gjilanit, me presion dhe raste nga të dyja klubet.
Kampionët në fuqi pas pjesës së parë janë barabartë pa gola ndaj Gjilanit, ndërsa gjyqtari i takimit nuk ia akordoi një penallti të pastër Gjilanit.
Trepça’89 është duke e mposhtur Llapin befasisht. Golin e shënoi Muharrem Jashari në sekondat e parë të takimit. Në vazhdim, rastet i takuan llapjanëve, por pa konkretizim.
Dukagjini gjithashtu është në epërsi ndaj Vushtrrisë me golin e Altin Mërlakut në minutën e 17-të.