Kanë përfunduar dy takimet e sotme në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.
Llapi ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi përball Feronikelit me rezultat 2:1. Tri pikë të arta mori edhe Prishtina në Skënderaj ku mposhti Drenicën, 1:3.
Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshejen me golin e realizuar nga Otto John, derisa Ergyn Ahmeti e dyfishoi rezultatin në pjesën e parë. Edmond Turku qëlloi gabimisht në portën e tij në pjesën e dytë për të vulosur fitoren e skuadrës ‘bardhekaltër’.
Pas kësaj fitore, Prishtina merr kreun në Superligë me 37 pikë, duke u barazuar me Dritën.