Nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë bërë me dije se ka përfunduar procesi i Korrje-Shirjeve në Komunën e Kamenicës.
Me datë 18.07.2023 është bërë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë ku sipërfaqet për korrje për këtë vit kanë qenë: Grurë 2,100 ha, Elb 50 ha,Tërshërë 180 ha dhe me Trotikal 40ha.
Gjatë procesit të Korrje-Shirjeve këtë vit në komunën tonë, kanë qenë të përfshirë 34 Autokombajna.
Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera Korrje-Shirjet janë zhvilluar dhe përcjellë në bazë të programit të Korrje-Shirjeve dhe planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe Rregullores Komunale për Korrje – Shirje.
Gjatë tërë fazës së këtij procesi,komisioni për së afërmi e ka përcjellë fushatën e Korrje – Shirjeve duke i kushtuar rëndësi të veqantë mënyrës dhe cilësisë së korrjes, në mënyrë që humbjet e drithit të jenë sa më të vogla.
Këtë vit i tërë procesi ka përfunduar suksesshëm, thuhet në njoftim. /2LONLINE/