Komunës së Kamenicës i janë shtuar edhe dy murale të tjera.
Këto murale i kanë krijuar artistët nga Spanja, Pablo Astrain dhe Jabi Corte, nga projekti Artistic Communion në bashkëpunim me “Mural Fest Kosovo”, dhe financim të UNMIK-ut.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se objektet e Kamenicës po kthehen në vepra artistike.
“Përmes artit publik, objekte të ndryshme të Kamenicës po kthehen në vepra artistike duke ia shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit. Me shumë ngjyra e mesazhe të ngërthyera në të, dy artistët nga Spanja, Pablo Astrain dhe Jabi Corte, kanë krijuar këto dy murale në qytetin tonë. E gjithë kjo nga projekti Artistic Communion, në bashkëpunim me Mural Fest Kosovo, dhe financim të UNMIK-ut”, është shprehur ai.
Kastrati ka falënderuar drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimin, drejtoreshën e “Mural Fest Kosovo”, Lebibe Topallin, si dhe të rinjtë tanë për punën dhe angazhimin.
Edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, ka thënë se objektet e Kamenicës po gjallërohen me vepra të tilla.
“Falënderoj të dy artistët dhe drejtoreshën Topalli për angazhimin e tyre. Veprat e tilla të artit i gjallërojnë objektet tona. Ne do të vazhdojmë me aktivitete kulturore për një Kamenicë me shumë ngjyra”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/