Ka përfunduar turneu tradicional i futbollit të vogël në Kamenicë, i organizuar për nder të Ditës së Çlirimit.
Kanë qenë të paraqitura 15 ekipe ndërkaq në finale kanë arritur ekipa Young Boys dhe Mobileria Eliona. Ekipa Young Boys ka mposhtur kundërshtarin me rezultat 4:2, kurse lojtari më i mirë I turnirit është zgjedhur Florent Sermaxhaj.
Që të dy ekipet finaliste janë shpërblyer me mjete financiare të ndara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Përpos turneutt në futboll të vogël, është zhvilluar edhe lojë miqësore në volejboll mes ekipeve KV Feniks dhe KV Klina. Fitues nga kjo ndeshje miqësore doli KV Feniks nga Kamenica me rezultat 3-1 me sete.
Përfaqësuesit e Sektorit të Sportit nga DKRS, kanë ndarë medaljet dhe kupën për fituesit.