Të hënën në shtëpinë e kulturës, “ Isa Kastrati”, në Kamenicë, janë ndarë certifikata për kryerjen e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e parë.
Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo), falënderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur kursin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Ajo tha se në komunën e Kamenicës ka pas pjesëmarrje më të madhe në kurs, për çka jemi falënderues që ishin aktiv në mbajtjen e kursit.
Ndërkaq, mësuesi i gjuhës serbe Davor Petkovic, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.
Sami Morina, zyrtar për zbatimin e dy gjuhësisë, në komunën e Kamenicës, tha se me mbajtjen e kursit, zyrtarët komunalë sadopak kanë pasur mundësi që të mësojnë gjuhët zyrtare.
Ky projekte është financuar nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”. Kursi ka zgjatur tre muaj për fazën e parë.