Janë ndarë sot certifikatat për kandidatët që kanë ndjekur trajnimin për Vetëpunësim, që synon mbështetjen e subjekteve afariste të komunës së Vitisë.
Ky projekt, realizohet në kuadër të Programit të Trajnimit për Vetëpunësim i financuar nga projekti “Fuqizimi i sektorit privat” (EMPOWER Private Sector) nga populli Amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), bashkëfinancuar nga Komuna e Vitisë dhe implementuar nga Organizata Help Kosovo.
Qëllimi i kësaj marrëveshjes mes komunës së Vitisë dhe Organzaitës Help Kosovo, ishte sigurimi i grantit në vlerë të caktuar, për fillim apo zgjerim të veprimtarisë afariste.
I pranishëm në ceremonin e ndarjes së certifikatave ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Ndryshe, fillimisht në Viti ishin paraparë 8 përfitues, mirëpo më shtimin e fondeve nga USAID Empowwer dhe komuna e Vitisë, është rritur numri në 20.