Gjumi i mirë është krucial për një jetë më të shëndetshme. Por, për ata që flejnë më herët jeta bëhet shumë më e thjeshtë.
Ka shumë përfitime për ata që flejnë herët, duke filluar nga koncentrimi më i mirë në detyra deri tek arritja e qëllimeve.
Këto janë disa nga përfitimet për ata që zgjohen herët:
Njerëzit që zgjohen herët kanë tendencë që të hajnë mëngjes me kohë, ndërsa ata që zgjohen vonë hajnë diçka shpejt e shpejt dhe jo të shëndetshme. Ngrënia e mëngjesit me kohë është shumë e rëndësishme për shëndet.
Gjithashtu një natë me gjumë të mirë bën që lëkura jonë të përmirësohet. Poret hapen dhe lëkura po ashtu bëhet më e shëndetshme. Njerëzit që zgjohen herët kapin më shumë vitaminë D prej rrezeve të diellit. Ndërsa ata që rinë deri vonë qëndrojnë më shumë para ekraneve dhe lëkura e tyre zbehet.
Koha është më e madhe edhe për të bërë ushtrimë. Personat që ngriten më herët kanë kohë më të madhe për të bërë aktivitete të ndryshme. Ushtrimet janë të nevojshme për funksionim sa më të mirë të trupit.
Njerëzit që zgjohen më herët gjithashtu janë më produktiv. Sipas hulumtimeve shumica e njerëzve të sukseshëm zgjohen në orën 5 të mëngjesit. Kjo për shkak se ata arrijnë të kryjnë punë pa ndërprerje.