Komandanti i Policisë, kapiten Afrim Halili me stafin komandues nga stacioni policor në Viti, ka prit në takim përfaqësuesit e degëve të bankave komerciale në Viti.
Në takim u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të këtyre bizneseve dhe Policisë së Kosovës në mënyrë që të rritet edhe siguria në kryerjen e veprimtarisë së tyre.
Bazuar në Strategjinë e integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi vazhdojmë të mbajmë kontakte dhe takime me partnerë lokal për siguri po edhe me përfaqësues të komunitetit të bizneseve. Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë toger Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit. /2LONLINE.com/