Përfaqësuesit e Institutit KLGI vizituan Komunën e Kamenicës, ku u pritën nga Kryetari i Komunës. Përgjatë takimit z.Besnik Muçaj dhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, diskutuan lidhur me zhvillimet dhe sfidat në komunën e Kamenicës, njëherësh për hapat në vijim në funksion të agjendës së përbashkët për fuqizimin e nivelit lokal.
Kryetari Kastrati theksoi se fokus të veçantë i ka kushtuar zhvillimit ekonomik lokal duke përfshirë sa më fuqishëm diasporën si potencial i rëndësishëm.
Po ashtu u trajtuan edhe sektorët funksionalë nisur nga arsimi e deri tek ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve për planifikim dhe menaxhim efikas.
Muçaj i ka ofruar mbështetje profesionale nga Instituti KLGI, duke pasur parasysh se është e rëndësishme që në nisje të ketë bashkëpunim dhe koordinim të qëndrueshëm me gjithë akterët në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ai propozoi edhe mundësinë e organizimit të trajnimeve të ndryshme për shërbyesit civil të administratës komunale.