/2L ONLINE/ – Koordinatori i Zyrës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Flamur Jonuzi dhe kryetari i Lèvizjes Qytetare Vatra, Kushtrim Kadriu pritèn nè takim pèrfaqèsuesit e fshatit Priboc tè Bujanocit qè jetojnè nè Gjilan.
Gjatè kètij takimi u diskutua pèr hallet me dokumente identifikimi qè i preokupojnè kèta qytetarè dhe pèr problemet e tjera. Banorèt u informuan pèr angazhimin qè po bèhet nè Zyrèn pèr Preshevè, Medvegjè e Bujanoc pèr zgjidhjen e kètyre prolemeve dhe pèr mènyrat e fitimit tè shtetèsisè.
Gjithashtu banorèt shprehèn pakènaqèsinè edhe me shlyerjen nga e drejta pèr shtetèsi qè po bèhet nè evidencat e gjendjes civile nè malèsinè e Bujanocit nga pushteti sèrb. Pèr fund banorèt e fshatit Priboc uruan pèr detyrèn e re Flamur Jonuzin dhe i ofruan pèrkrahje. ZPMB dhe LQ-Vatra, ka thënë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan. /2L ONLINE/