Përfaqësuesit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Shërbime Publike dhe Inspektorat dhe nga Drejtoria e Bujqësisë, pritën në takim konsulentët e Bankës Botërore z. Cuneyt Okan dhe znj. Nedret Durutan Okan.
Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për Komunën e Kamenicës, por veçanërisht për projektin e Hidrosistemit Kikë-Kremenatë.
Kjo ekipë e Bankës Botërore është duke punuar në shqyrtimin funksional të sektorit të ujit dhe si objektiv kryesor kanë vlerësimin e efikasitetit funksional efektivitetit të sektorit të ujit në Kosovë.
Përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të Komunës së Kamenicës, i njoftuan ata për mandatet që kanë, planifikimet dhe mundësitë e komunës në këtë aspekt.
Pas përfundimit të takimit ata vazhduan në terren për të vizituar disa nga fermerët e komunës sonë.