Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pati një takim me përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer, shef i zyrës së ADA në Kosovë, Arsim Aziri udhëheqës i administratës, Faton Krasniqi, menaxher kombëtar i projektit RESI dhe përfaqësuesit komunal të projektit RESI.
Kryetari Kastrati i njoftoi gjerësisht mysafirët për gjendjen, sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e jonë. Si problem kryesor e përmendi papunësinë e cila ka ndikuar që shpërnguljet nga kjo komunë të vazhdojnë , duke u shpërngulur çdo vit nga 248 veta.
Komuna me buxhet është e dëmtuar edhe përkundër specifikave që i ka. Pasi buxheti ende nuk është aprovuar mbetet ai i vitit paraprak: 7.640,425,00 euro, ku 80% shkon në paga. Ndërkaq për investime kapitale janë 124.795,00 euro, ndërsa subvencione më pak se 10.000 euro.
Kryetari Kastrati e falënderoi projektin RESI i cili ka investuar në vitin e kaluar 140,000 euro ku kanë përfituar 20 biznese të ndryshme.
Kastrati tha se ka idenë që pronave komunale t’u bëhet fizibiliteti që të dihet se çka i ofrohet investitorëve, s’ka më vetëm dhënie e pronës komunale me qera.
Ai si mundësi për investime e përmendi edhe diasporën e shumtë me origjinë nga kjo komunë, të cilën do ta mbështes dhe nuk do të lejojnë që ata të hasin në barriera burokratike. Ideja për kyçje të diasporës në investime iu duk interesante, z. Gunther Zimmer, ata investitor do të mbështeten me grante edhe nga ADA me 50% të investimit ,po ashtu u tha se Ministria e Bujqësisë i mbështet ato komuna me të cilat është partnere të ADA.