(2LONLINE) – Kreu i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani të mërkurën, ka mirëpritur në vizitë zyrtare përfaqësuesit e organizatës GIZ, të kryesuar nga Lukas Fischer.
Lukas Fischer, Këshilltar në organizatën GIZ, falënderoj kryetarin për mikpritje, njëherit i uroj detyrën e të parit të komunës. Gjatë këtij takimi ai prezantoj projektin për, Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjerman ( GIZ), për financa publike në Kosovë- përkatësisht për buxhetimin gjinor.
“ Qëllimi është të forcojmë financat publike në Kosovë, ti bëjmë ato më transparente dhe do ta shpejgoj se për çka buxhetimi gjinor është instrument i rëndësishëm. Kur flasim për buxhetimin gjinor ne dëshirojmë të kuptojmë se kush i shfrytëzon shërbimet që i ofron komuna apo cili do institucion “ ka thënë Fischer.
Ai tha se kur flasim për buxhetimin gjinor, në kuadër të këtij projekti hynë edhe projekte të tjera, psh, ndonjë projekt për të moshuarit, por kjo varësisht prej komunës tuaj që ka prioritet për të realizuar.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se përkrahja ime për grupin e grave nuk do të mungojë asnjëherë, ne së bashku do të bashkëpunojmë për të arritur suksese edhe më të mëdha.
Nënkryetari i komunës, Fatmir Matoshi, tha që të fokusohen edhe në çështje që deri më tani nuk kanë qenë të trajtuara më parë nga ana e grupit të grave, si dhe të shikohet mundësia për gjetjen e ndonjë donatori në realizimin e projekteve të ndryshme.
Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, ka treguar edhe për çështjen e buxhetit. Ai tha çështja e buxhetit është e ndarë në pesë kategori, paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere, si dhe investime kapitale.
Po ashtu, tregoj se grupit të grave dhe zyrës për barazi gjinore, iu ka ndarë buxhet i veçantë për t’i realizuar objektivat e tyre. Po ashtu tha se janë mbajtur trajnime të ndryshme.
Kryetarja e Grupit të grave, Besa Hoxha Krasniqi, ka thënë se fillimisht me grupin e grave kemi filluar me një buxhet prej pesë mijë euro, por falë punës së përbashkët dhe të mirë që është bërë në komunën e Kamenicës, ky buxhet është dyfishuar.
“ Si grup i grave jemi shembull për komunat e tjera, kemi marrë mirënjohje, kemi vizituar disa shtete :Anglinë, Gjermaninë, Malin e Zi etj, kemi mbajtur trajnime të ndryshme me Logosin etj “ ka thënë Hoxha- Krasniqi, duke shtuar se si grup kemi ide të shumta për realizimin e projekteve të ndryshme.
Edhe Teuta Kastrati, zyrtare për Barazi Gjinore, thotë se nga buxheti që kanë poseduar 95 % i saj është shfrytëzuar, në realizimin e projekteve të parapara. Edhe për këtë vit kemi përgatitur planin e punës për gjashtë mujorin e parë.
Nexhmije Kallaba, Ibadete Ahmeti, anëtare të këtij grupi, thanë se bashkëpunimi nuk ka munguar mes veti, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve kamenicas.
Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Shejnaze Masurica, shprehu gatishmërinë e kësaj drejtorie, për të kontribuar në realizimin e projekteve të organizuara nga grupi i grave i komunës së Kamenicës./2lonline/