Në kuadër të projektit QATEK -“Drejt përgatitjes së mësimdhënësve të rinj përmes një sistemi të orientuar në cilësi, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë“, është mbajtur punëtoria në Ljublanë të Sllovenisë, ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” kanë marr pjesë profesoret, Nevrije Ismaili, Arbona Xhemaili, drejtoresha e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj-Abdyli si dhe udhëheqësja e zyrës për Komunikim me Publikun Minire Rexhepi.
Dy konceptet e rëndësishme në këtë projekt që u diskutuan gjatë punëtorisë ishin, mekanizimi i brendshëm i sigurimit të cilësisë në arsimin fillor, rishikimin e programit, monitorimit të organizuar, mbledhjen e informacionit nga studentët për cilësinë e burimeve të mësimdhënies dhe mësimit, rishikimin e cilësisë së shërbimeve studentore, rishikimin e praktikave menaxheriale përfshirë politikat e stafit, rishikimin e hulumtimit, veprimtarisë, etj, si dhe zhvillimin e profesionalizmit të mësuesve.
Projekti bënë lidhjen që mekanizmi i propozuar për sigurim të brendshëm të cilësisë duhet të kontribuojë në arritjen e profesionalizmit të dëshiruar në sistemin shkollor, si dhe bën bashkimin e politikave zyrtare, praktikave menaxheriale dhe aftësinë e arsimtarëve me shërbimet e kulturës cilësore në edukimin e mësimdhënësve në arsimin fillor në Kosovë.
Qëllimet specifike të projektit QATEK janë:- Zhvillimi i mekanizmave dhe proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë brenda institucioneve fillestare të arsimit të mësuesve në Kosovë, të cilët i përgjigjen treguesve specifikë të cilësisë; zhvillimi i kapaciteteve për menaxhimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë në arsimin e mësuesve, duke përfshirë miratimin e politikës së stafit të ITE dhe politikën e hartimit të lëndëve; zhvillimi i kapaciteteve të profesorëve në ofrimin e cilësisë së mësimdhënies si një nga treguesit në mekanizmin e brendshëm të cilësisë; implementimi i një procesi të sigurimit të plotë të cilësisë për të gjitha fushat përkatëse të arsimit të mësuesve, zbatimi i kursit, rëndësia e programit, programi hulumtues, bashkëpunimi ndërkombëtar, shërbimet studentore, praktikat administrative dhe menaxhuese, etj. për të identifikuar një program përmirësimi për institucionet e arsimit të mësuesve në Kosovë.
Projekti QATEK udhëhiqet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit, kurse partnerë janë universitetet nga Sllovenia, Estonia, Italia si dhe nga Kosova,Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ai i Gjakovës dhe i Mitrovicës. /2LONLINE/