Është përdhosur emir i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti. Kohë më parë, në Prishtinë, në shumë vende publike ishte stampuar një parullë me moton “Ku është Ukshin Hoti?” e cila përmban edhe portretin e tij.
Kjo ishte bërë në përvjetorin e zhdukjes së tij nga burgjet serbe, në sensibilizim të opinionit publik për mospasjen e asnjë gjurme të tij edhe kaq vite pas përfundimit të luftës e edhe pas sa e sa bisedimeve me ndërmjetësim ndërkombëtar për të pagjeturit!
Ka reaguar Erleta Hoti, bija e Ukshin Hotit pas përdhosjes së mbishkrimit të emrit të Ukshin Hotit. Ajo në rrjetin social “Facebook’, ka shkruar “ Ju lumtë idiota! E paçit fatin e përdhosur gjithë jetën”.