Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të udhëtojnë pa viza, por janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.
Sipas Integrimit Evropian të Kosovës, për të hyrë në zonën Shëngen, është e rëndësishme të keni afat të mjaftueshëm në pasaportë.
“Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen. Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”.