Kompania Rajonale për Ujë “Hidrmorava”, përmes një njofitmi, u ka bërë me dije konsumatorëve se në pamundësi për trajtim të ujit në FPU Letnicë, për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, janë të detyruar të ndalojnë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë.
“Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/