Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës (PK), Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Viti, 23.02.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Toni e Mici, Kamenicë , 24.02.2022 – 08:20. Gjatë kontrollit të shtëpisë të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë (6) fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
BASHKËJETESË JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ
Shtime, 24.02.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MOSPËRFILLJE E URDHRIT TË GJYKATËS
Fsh. Sadovine e Jerlive, Viti, 24.02.2022 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas i që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
VRASJE E RËNDË
Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
· Rr. Esat Berisha, Gjilan, 24.02.2022 – 11:00. Në bazë të urdhëresës ës Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit
· Rr. Esat Berisha, Gjilan, 24.02.2022 – 12:00. Në bazë të urdhëresës ës Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull Kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Rr. Prishtinës, Gjilan, 24.02.2022 – 17:55. Ka ndodhë një aksident trafiku, i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar në Qendrën Emergjente për tretman mjekësor.
· Rr. Kamenicës, Gjilan, 24.02.2022-18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët në veturën e viktimës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjilan. Rasti në procedurë të rregullt. /2LONLINE/