Si kudo në Kosovë sot për nderë të Ditës s Pavarësisë së Kosovës, në ditëlindjen e nëntë të shtetësisë së saj, edhe ne Gjilan pati organizime të ndryshme në shënim të kësaj ngjarje historike, duke përfshirë edhe fëmijët me koncert festiv.
Organizuar nga Komuna e Gjilanit, sektori për Kulturë u mbajt një koncert festiv për fëmijë ku pjesëmarrës ishte edhe grupi muzikor “Mollëkuqet” nën udhëheqjen e profesoreshës së muzikës, Arta Haziri Nuhiu.
Sipas saj, e veçanta e këtij koncerti ishte se ky manifestim u hap me këngën ‘Ramushi është Kosova’ këngë e bërë hit tashmë dhe i dedikohet aktualitetit ku Haradinaj është i ndaluar padrejtësisht në Francë me direktiva të politikës së Beogradit.
Ky manifestim doli shumë bukur duke argëtuar shumë fëmijë, prindër e qytetarë të shumtë gjilanas. Ky manifestim përfundoi mirë falë organizatorëve, profesorëve të muzikës Arta Haziri-Nuhiu dhe Kushtrim Jakupi.