Për noniminim e filmit “Shok” për çmimin Oscar, uron edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ai, në llogarinë e tij personale në Facebook, ka shkruar se filmi “Shok” është një prodhim i përbashkët britaniko-kosovar, që trajton një storie të dy djemve gjatë konfliktit në Kosovë.
“Ky film thotë shumë për Kosovën e atëhershmë dhe të tanishme. Dhe tregon se çfarë Kosova dhe Britania e Madhe mund të arrijnë kur punojnë së bashku”, ka shkruar O’Connell.