(2LONLINE) – Edicioni i 23 i “Flakës së Janarit 2014” u karakterizua me disa mangësi apo parregullsi, edhe përkundër proklamimit dhe informatës nga u.d drejtorit të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport. Këto defekte të këtij manifestimi janë të natyrave të ndryshme, ndonëse qeverisja aktuale mund të justifikohet për faktin se ky projekt i këtij evenimenti kulturor ishte projektuar që nga qeverisja e kaluar.
Pavarësisht se nuk ka qenë që nga fillimi i projektimit, megjithatë tërë manifestimin e ka organizuar dhe mbështetur kjo qeverisje aktuale. Andaj, duke ua përkujtuar disa defekte, do të ishte mirë që në të ardhmen organet relevante të këtij manifestimi t’i kenë parasysh këto fakte:
•Të miratohet statutit i saj dhe rregullorja e punës, ku do të caktoheshin kriteret për mirënjohjet, karakterin etj.
•Të këtë sajtin ndaras dhe të integruar brenda faqes se komunës;
•Të këtë buletinin e saj për secilën fushë: poezi, dramë (me kritika teatrore), dhe të bëhet arkivi i saj prej themelimit në mënyrë online dhe atë fizike;
•Të bëhen revistat për çdo vit: për shfaqjet teatrore, për manifestimet poetike, etj. Revistat që botohen me poezitë fituese të vazhdojnë botimin e tyre;
•Të ndërrohen kriteret e konkursit për poezi dhe leximet në sallë të bëhen jo në bazë të vullnetit të organizatorit dhe të japim imazh të keq para poetëve vendas dhe të huaj;
•Të bëhet me konkurs për bashkëorganizim mes komunës dhe OJQ-ve dhe duhet domosdoshmërish të thyhet monopoli i organizimit nga dy OJQ;
•Të bëhet me bileta premiera, e mos të shkojnë biletat shumicës së militantëve të subjektit në pushtet;
•Të mos shpenzohet për dreka dhe darka në hotele dhe restorante;
•Të ndryshohet organizimi i diskutimeve në bufenë e teatrit dhe të njoftohet publiku në mënyrë më të gjerë…te thyhet monopoli i kritikëve te artit. Njerëzit e njëjtë gati gjithmonë vijnë, vetëm për mëditje;
•Të thirren vullnetarët, të bëhen logo, fanella etj. që qytetarët të përfshihen në festival, për t’u bërë pjesë e festivalit, ta ndjejnë se janë si në komunën e tyre, si për shembull, “Dokufest” në Prizren;
•Të hapet nga kryetari i Komunës vetëm fillimi i manifestimit, ndërsa për secilën fushë të hapet nga artistë të fushave përkatëse;
•Këshilli i përzgjedhjes së jurive: një anëtar i drejtorisë për kulturë, një nga OJQ-të kulturore, një nga secila fushë e artit…e jo sikur ka ndodh deri më tani që disa individë ta shohin si “pronë të tyre” dhe të thirrin “miqtë e tyre”.
Gjithsesi se do të ishte më së miri, që të formohet një grup ekspertësh dhe të shikojnë mundësinë e këtij manifestimi, në mënyrë që në të ardhmen të jetë jo vetëm më racional në aspektin financiar, por edhe në atë kohor.
Thjesht të mos zgjatë 3 javë ditë, por më së shumti një javë, si kundër që kjo të konvertohet më pas edhe në shpenzime shumë më të vogla e gjithsesi të shikohet mundësitë që ky manifestim të sjell edhe të hyra, sikur që është rasti i “DokuFestit” në Prizren.
Të gjitha këto kërkesa janë prezantuar nga anëtari i Kuvendit Komunal, Fehmi Sylejmani në mbledhjen e Kuvendit në Gjilan. /2lonline/
Fehmi Sylejmani
anëtar i Kuvnedit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje