Me rastin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë në bashkëpunim me Grupin e Grave, u ka ndarë mirënjohje mësueseve veterane të arsimit, të cilat me përkushtim të madh edukuan breza të shumtë.
Me këtë rast, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, u shpreh se puna e palodhshme, sakrifica, përkushtimi për vite të tëra i mësueseve në edukimin e fëmijëve, është fryt i të arriturave në gjitha fushat.
“Prandaj, ne këtë ditë të veçantë që personifikon kontributin e mësueseve tanë, jam shumë i nderuar për të iu uruar por edhe për t’iu ndarë mirënjohje për atë kontribut që keni dhënë”, ka thënë ai.
Me një rasti të pranishmit ju janë drejtuar edhe Xhilsime Qamili, ish kryetare e Grupit të Grave dhe Kryetarja aktuale e këtij grupi, Valbona Haziri. Kurse disa nga mësueset thanë se ato ndihen të nderuar për këto mirënjohje.