Dymbëdhjetëvjeçarja gjilanase Bora Latifi, nxënëse e klasës së VI-të, në SHMU “Selami Hallaqi” në Gjilan, sot prezantoi talentin e saj përmes një ekspozite personale, e para për të, duke nderuar kështu Ditën më të veçantë për shtetin tonë, atë të 17 Shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Bora latifi me anë të 21 punimeve të prezantuara sot në kuadër te programit festiv të organizuar në SHMU “Selami Hallaqi”, shprehu talentin dhe dashurinë e saj për vizatimin dhe pikturën, TRANSMETON Portali 2LONLINE.
Ajo, përmes punimeve të saja, ndër tjerash, shpërfaqi përmes arti, më së miri periudha të ndryshme kohore, nga e kaluara e deri në Ditën e Pavarësisë. /2LONLINE/