Për nder të ‘8 Marsit’ në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë, do të shfaqet filmi “Zgjoi”/ “Hive”.
Ky film bëri historinë në kinematografinë vendore dhe ndërkombëtare. Filmi fitoi tri çmime në festivalin e filmit, Sundance Film Festival. Po ashtu suksesi më i madh i këtij filmi ishte nominimi i tij në ndarjen e çmimeve “Oscars 2022”, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, por që nuk arriti të shkonte më tutje.
Ndryshe filmi “Hive” me regji të Blerta Bashollit, është një pasqyrë e plagëve ende të hapura të luftës së fundit në Kosovë (1997-1999), të cilat u reflektuan me një numër të madh të të pagjeturve, e kryesisht një mal vështirësish për ata që janë ende në kërkim.
Ky është rasti konkret i Fahrijes, personazhit kryesor në film – një grua e ve nga Krusha e Madhe e cila përballë paragjykimeve dhe patriarkatit del hapur me sfidën për të ecur para në jetë, për të shikuar përpara me vizionin e një të ardhme më të mirë, ndoshta jo vetëm për familjen, por për mbarë regjionin e Krushës së Madhe. /2LONLINE/