Ligji për Pandeminë i votuar në Kuvendin e Kosovës, të martën u publikua në Gazetën Zyrtare, ndërsa nga sot, shkelësit e tij mund të dënohen në bazë të asaj që parashihet aty.
Në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, parashihet rregullimi i anës ligjore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Me këtë ligj janë të parapara edhe gjobat me të cilat do të dënohen qytetarët në rast se bien ndesh me të, duke përfshirë këtu gjobën prej 35 eurosh për mosmbatje të maskës. ose që nuk respektojnë distancë fizike.
Për më tepër shih ligjin në fjalë:
LIGJI NR. 07/L-006
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS