Hidromorava njofton konsumatorët e Vitisë.
Uji mos të përdoret për pije por vetëm si ujë teknik deri në njoftimin e radhës
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se është rikthyer në punë FPU Letnicë por për shkak të normës së lartë të vlerave të turbullirës në hyrje të impiantit dhe në pamundësi teknike për trajtim të ujit brenda normave të lejuara për ujë të pijes, ju njoftojmë se uji mund të përdoret për nevoja sanitare dhe jo për pije.
Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të ju njoftojmë., thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”. /2LONLINE/