DYLON

Vazhdon aksioni derë më derë për t’i ndihmuar pleqtë e vetmuar

Vazhdon aksioni derë më derë për t’i ndihmuar pleqtë e vetmuar
Avatar photo Redaksia

“Aksioni derë më derë për t’i ndihmuar pleqtë e vetmuar pa përkujdesje gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e qytetarëve, të bashkatdhetarëve tanë si dhe pronarëve të bizneseve”, ka bërë me dije Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Kamenicë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, biznesmeni i njohur nga Topanica, Selamet Morina –  “HALITI SM’ u deklarua se 12 muaj të vitit do ta dhurojë nga një pako për këtë kategori nevojtarësh.

EkoHigjiena

“Deri më tani në këtë aksion janë grumbulluar 45 pako. Presim edhe nga pronarët e tjerë e qytetarë që të solidarizohen me këtë aksion human. Çdo qytetarë mund të marr pjesë me shuma simbolike në mënyra individuale, së bashku me shok apo edhe kolektivisht”, ka thënë Morina. /2LONLINE/