Dhjami i barkut është lloji më i rrezikshëm, pasi nqs teprohet ai “vesh” organet tuaja dhe ndikon në rrezikun për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe çështje të tjera të rënda shëndetësore.
Këto zakone që keni në përditshmëri rrisin mundësinë për të krijuar shëndet të tepërt në zonën e barkut. Nëse pini lëng frutash çdo ditë ju jeni duke i prishur punë vetes.
“Trupi juaj ka nevojë për fibra për të kontrolluar sasinë dhe shpejtësinë e sheqerit në gjak. Shumë sheqer shkakton inflamacion brenda barkut dhe kontribuon në krijimin e dhjamit.”, thotë Rasa Kazlauskaite, një endokrinologe në Qendrën e Parandalimit të Universitetit Rush në Çikago.
Lëngu i frutave në përgjithësi është i lartë në kalori dhe sheqer, plus i mungojnë fibrat dhe vitaminat e tjera dhe lëndë ushqyese që do të merrnit po ti hanit ato.
Përveç dietës, stërvitja ka ndikimin më të madh në fitimin ose humbjen e peshës. “Kur bëni aktivitet fizik, muskujt përdorin energji në vend që ta ruajnë atë.”, thotë Dr. Kazlauskaite.
Kjo është arsyeja pse kur filloni të ushtroni, beli juaj zvogëlohet i pari. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore rekomandon që të rriturit të angazhohen në 150 minuta aktivitet aerobik një javë.