Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 3 muajt e parë të vitin 2021, janë realizuar 1 mijë e 929 lindje.
Prej tyre, 699 janë kryer me operacion, thuhet në raportin e punës për këtë periudhë kohore.
Gjinisë mashkullore i takojnë 1 mijë e 69 foshnje, kurse 904 foshnje tjera janë femra.
Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë, njofton Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK). /2LONLINE.com/