Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Fatmir Devajen i cili sapo është pensionuar.
Devaja deri me tani ka punuar në kuadër të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht si vozitës i pacientëve të Hemodializës.
Ai me këtë rast e falënderoj atë për kontributin e dhënë jo vetëm në shëndetësi por edhe në fushat e tjera duke e çmuar lartë punën e tij dhe tha se ai është shembull për gjenerata të reja.
Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për punën e dhënë.
Përndryshe në këtë takim e pranishme ishte edhe drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli-Halili, e cila falënderoj atij për gjithë kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës.
Kurse Fatmir Devaja falënderoj kryetarin për respektin e dhënë dhe të gjithë ish kolegët e tij. /2LONLINE/