Sot me datën 09.08.202, rreshter Fatmir Bajrami, pjesëtar i policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Policisë, Gjilan, është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën policore.
“Puna, ndershmëria, dhe sjelljet e tij, profesionale dhe tejet njerëzore kanë qenë virtytet që e kanë përcjell për dekada të tëra Rreshter Fatmirin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot në ditën e pensionimit të tij kolegët e tij të shumtë dhe eprorët kanë pasur vetëm lëvdata dhe falënderime për Rreshter Fatmirin që për ma tepër se njëzet vite ka qenë i përkushtuar për rendë dhe ligj.
Rreshter Fatmir Bajrami që nga viti 2001, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës gjenerata e katërmbëdhjetë ka dhanë një kontribut shembullor dhe të pa zëvendësueshëm. /2LONLINE/