Sot me datën 10.02.2023 u pensionua sekretari i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, z. Reshat Behluli.
Siç bënë të ditur Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, përmes faqes së saj zyrtare, përveç punës dhe angazhimit të tij si sekretar i shkollës tash e 25 vite, Reshati me vullnetin dhe motivin e tij është kujdesur çdo ditë që ambienti i kampusit të shkollave të mesme të duket pastër dhe bukur.
“Mirënjohës dhe falëderues për kontributin e tij profesional, njerëzor dhe vullnetmirë. Shëndet dhe pensionim të rehatshëm i nderuar sekretar, Reshat Behluli”, thuhet në njoftimin e DKA-së. /2LONLINE/