Gjylshen Doko Berisha, profesoreshë, udhëheqëse institucionesh, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe veprimtare e paepur feston ditëlindjen e saj të 65-të, që përkon me kohën e pensionimit.
Gjatë karrierës së saj mbi katër dekada, ajo ka dhënë kontributin e saj në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë në arsim, duke qenë profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Gjylshen Doko Berisha ishte edhe drejtoreshë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në kohën më të vështirë nëpër të cilin po kalonte arsimi shqip, ajo gjithashtu ishte veprimtare e palodhshme politike dhe jo vetëm, sikurse që ishte edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, drejtoreshë rajonale e arsimit dhe në shumë funksione të tjera politike dhe jashtë saj.
Me një dedikim për kolegen e saj, ka dalë mikja dhe bashkëveprimtarja dr. Sadete Tërnava – Osmani, e cila ka shkruar:
Sot shoqja ime, gruaja më përparimtare qe ndonjëherë kam njohur e pat ditëlindjen dhe ditën e pensionimit.
Njerëzit bëjnë shumë shokë e shoqe sepse edhe kërkesat, dëshirat e përmbushjet ndryshojnë Gjylshen Doko Berisha është një por poliedrike sepse te ajo gjen besnikëri, dashuri, empati, patriotizëm, tema për historinë, kulturën, arsimin, poezinë, parlamentin, jetën e grave, gatimin, modën e kopshtarinë. Mund ta kem harruar edhe ndonjë tjetër përvojë e virtyt të saj por nuk do të harroj asnjëherë e të mos them publikisht faleminderit për tërë punën e mire që ke bërë për qytetin e Gjilanit
! GEZUAR!