Me mbrëmjen e organizuar për nder të 7 Marsit-Dita e Mësuesit, mësimdhënësit e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, kanë përcjell kolegun e tyre në pension profesorin e ekonomisë, Osman Kurti, i cili po me 7 mars ka festuar datëlindjen e tij të 65-të dhe njëherit edhe daljen në pension.
Në ditën e pensionimit të profesor Kurtit, mësimdhënësit dhe drejtoria e arsimit kanë falënderuar profesorin Kurtin, i cili punoj për shumë vite duke dhënë kontribut të lartë në edukimin e shumë brezave. Më ç‘rast, drejtoria e shkollës, ka ndarë mirënjohje për punë e tij në arsim, ndërsa sindikata e mësimdhënësve ka dhuruar orë dore, kurse Aktivi që i përkiste Kurti, i kanë dhuruar dhuratë modeste.
Drejtoresha e shkollës, Lumnije Tahiri, profesorin Osman Kurti e ka falënderuar për kontributin e dhënë në arsim, duke i uruar shëndet, jetë të lumtur familjare e shoqërore në periudhën e pensionimit!
Ndërkohë ditë më parë po nga kjo shkollë është pensionuar edhe mësimdhënësi Xhevat Sadiku, ndërsa drejtoria e shkollës dhe sindikata kanë dhuruar mirënjohje dhe një orë dore si shenjë respekti dhe për kontributin e tij të dhënë në arsimimin e brezave të shumtë. /A.B/2LONLINE/