Nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është bërë me dije se është pensionuar Musa Kamberi- jurist dhe shef i DGJKP-së!
Në njoftimin e drejtorit të kësaj drejtorie, Bekim Salihut thuhet:
“Sot më 28.03.2022 përcollëm në pensionim kolegun dhe bashkëpuntorin Musa Kamberi- jurist dhe shef i DGJKP-së!
Puna, komunikimi, disiplina, profesionalizmi dhe korrektësia në punë janë vetëm disa nga vyrtytet e tij!
Mbi 20 vite punë vetëm në kadastër, la gjurmë të mëdha në drejtorinë tonë!
Si drejtori jemi gjithmon falemnderues për punën dhe kontributin e tij 20 vjeçar në DGJKP.
Ne bashkëpunëtorë e tij i urojmë z.Musa Kamberi jetë të gjatë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetën pas pensionimit!”. /2LONLINE/