Më 28 mars, kur në kushtet normale duhet që të përfundonte periudha e dytë e procesit mësimor në shkollën e mesme teknike” Mehmet Isai” në Gjilan, është pensionuar mësimdhënësi i lëndëve të elektroteknike, Ismajl Zylfiu.
Shumë vite në arsim, Zylfiu përcolli shumë gjenerata në shkollën e mesme të Kamenicës dhe të Gjilanit, që është edhe autor i 21 vëllimeve të librit me monografi për “Kopra” (Kopërnica), si dhe librin Elektrostatika, me ushtrime detyrash për nxënës të shkollave të mesme të elektroteknikës.
Ai me rastin e pensionimit të tij, ka thënë se në arritjen e gjithmbarshme të shoqërisë së një vendi, padyshim kontribut të madh kanë dhënë mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes.
“Puna me brezat e rinj për arsimimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament kryesor për të ndërtuar një shoqëri të shëndosh. Shumë punëtorë arsimi ia kanë kushtuar një jetë shkollës dhe punës me nxënës”, ka thënë Zylfiu.
Për të ruajnë respekt të veçantë edhe kolegët e tij të punës, ata japin vlerësimet më të larta për të, jo vetëm si edukator, por edhe si njeri.
Drejtoresha e shkollës së mesme të lartë teknike “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri e vlerëson si të palodhshëm dhe një mësimdhënës shembull për gjeneratat e ardhshme.
Ajo është shprehur falënderues ndaj kontributit të tij që ka dhënë për edukimin e brezave të rij.
Edhe kryetari i Aktivit të Elektroteknikës, Arbër Shabani, ka thënë se kontributi i profesor Ismajl Zyfliut në arsim do të jetë i paharruar dhe se ai gjithmonë kishte elan dhe energji për punë, duke krijuar edhe miqësi dhe harmoni në kolektivin e shkollës.
Ismajl Fetah Zylfiu u lind më 28.03.1956 në Kopër të komunës së Dardanës (Kamenicës). Katër klasat e para të shkollës fillore i kreu në Kopër, ndërsa katër klasat tjera në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogosht. Klasën e parë të Gjimnazit e kreu në Qendrën e Shkollave të Mesme “9 Maji” në Dardanë, paralelet e ndara në Hogosht dhe vitin e dytë, të tretë dhe të katërt i kreu në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.
Ndërkohë krahas punës në arsim, ka punuar edhe në ndërmarrjet shoqërore, si në “Elektrokosova” në Kamenicë dhe në pozita të ndryshme të udhëheqjes në Kombinatin e Duhanit në Gjilan, thuhet në njoftimin e shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan. /2LONLINE.com/