Pas 40 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim
Pensionohet inxhinieri Xhevat Sadiku
Pas 40 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, inxhinieri i makinerisë, Xhevat Sadiku i dha fund karrierës së tij si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” të Gjilanit.
Me këtë rast, stafi i shkollës dhe kolegët e tij e kanë uruar për ditëlindjen e 65-të dhe njëkohësisht edhe pensionimin, duke thurur fjalë të mira për të dhe për punën e palodhshme që ka bërë gjatë këtyre katër dekadave.
Me këtë rast, drejtoresha e shkollës, Lumnije Tahiri ka thënë se profesori Xhevat Sadiku ishte një mësimdhënës i përkryer, i saktë, i përgatitur gjithherë dhe i dashur për nxënës e kolegë.
Ajo ka vlerësuar punën e bërë nga profesori Xhevat, i cili me plot sukses ka përfunduar karrierën e tij 40- vjeçare në arsim.
Ndërkohë profesori Xhevat, ka thënë se ka qenë krenari dhe nder për të që të punojë në një kolektiv, të atillë siç është shkolla teknike dhe me kolegë çfarë i pati ai.
Edhe kolegët e tjerë janë shprehur se profesori Xhevat do të kujtohet si mësimdhënës i vyeshme që dha kontribut të veçantë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave.
Profesori Xhevat Sadiku ka nisur punën në vitin 1979 në shkollën e mesme teknike, ku për disa vite ka punuar edhe gjimnaz dhe në shkollën ekonomike.
Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, janë falënderues për edukimin e brezave të shumtë në arsim. Ata i kanë uruar shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm! /A.B / 2LONLINE/