Pas një pune e veprimtarie me dekada në Inspektoriatin e Punës dhe në arsim është pensionuar shefi i Inspektoriatit për Punë në rajonin e Gjilanit dhe ish-sekretari i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Basri Zejnullahu.
Shefi i Inspektoriatit të Punës për rajonin e Gjilanit, Basri Zejnullahu u përcoll për në pensionim nga stafi i Inspektoratit të Punës, kurse edhe ish-kolegët nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” kujtojnë veprimtarinë e tij në këtë shkollë në ditët më të vështira për arsimin kosovar.
Me rastin e pensionimit të zyrtarit Zejnullahi, është organizuar edhe një ceremoni përcjellëse në pension, nga ana e Inspektoriatit të Punës për Rajonin e Gjilanit.
Basri Zejnullahu u lind me 15.05.1958 në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme ka kryer në qytetin e tij, kurse Fakultetin Juridik e kreu Prishtinë.
Zejnullahu më pas u punësua në kombinatin e tekstilit në “Integj” në Gjilan për një vit, kurse nga viti 1993 deri në vitin 2004, morri pozitën si sekretar i shkollës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e nga viti 2004 deri 2023 edhe ku u pensionua morri pozitën e Inspektorit të Punës, duke punuar afër 13 viteve, aty ishte edhe si udhëheqës për koordinim Rajonal në kuadër të Inspektoratit të Punës.