Për të shënuar këtë ditë në shenjë vetdijësimi për të drejtat e fëmijëve, e në veçanti të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, PEMA në Gjilan ka realizuar një aktivitet në qendrën e qytetit të Gjilanit.
Fillimisht, është bërë stolisja e një pjese të qendrës së qytetit me qëllim vizibiliteti të disa prej organizatave që ofrojnë shërbime për persona me aftësi të kufizuara dhe më pas fëmijët e shoqëruar me prindërit e tyre dhe stafin e PEMA-s kane kaluar një kohë në ëmbëltoren e qytetit KIMI, që në vazhdimësi mbështet këtë kategori të fëmijëve.
Stafi i kësaj qendre ka bërë thirrje për veprim dhe përkushtim më të madh për të përfshirë çështjet e fëmijëve në agjendën e politikave të qeverisjes lokale.
Kjo thirrje promovon gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien për jetësimin e të drejtave të fëmijëve në nivel komunal dhe nacional.