Ku flitet për mit, aty ka një të vërtetë, meqë aty ka një shkrim, ka një gjuhë, ka një toponim, që ky toponim përmes gjuhës së lashtë shqipe zbërthen për kohën e sotme, të vërtetën historike të njerëzimit.
Shkruan: Sami ARIFI
Pellazgët lanë shumë të gjetura, nëpër kohë arkeologjike, nga Egjeu deri në Mesdhe, në bregdetin e detit Adriatik, detit Jon e të tjera, si dhe muret e lashta pellazgjike, apo ciklopike, në kohë shumë të hershme 12 mijë vite p.l.K, si dhe shkrime të shkruara me hieroglife në pllaka të shumta si ato të Ermeraldit, Hermesit që të tëra janë shkrime të Thotit, apo janë riprodhim i shkrimeve të tij që zbërthehen vetëm në gjuhën shqipe.
Këtë e argumentojnë shumë shkencëtarë, hulumtues si dhe hulumtuesi arbëresh nga Italia, Xhyzepe Katapano, studiues 40 vjeçar i kësaj pune të palodhur. Ai në mes tjerash argumenton se; shpikësit e shkrimit të Thotit qëndrojnë në afërsinë e përfshirjes në të njëjtën fjalë të sisa kuptimeve siç janë: atij që i referohet nevojave të njeriut në relativitet, ose më mirë të themi në këtë botë kalimtare të provës; dhe atij që i referohet hyjnores, në jetën shpirtërore, në pavdekësinë.
Gjithçka që ka të bëj me tokësorët përkthehet lehtësisht përmes gjuhës fonetike, në të kundërtën, të gjitha tekstet që i përkasin hyjnores, të pavdekshmes, absolutes, jetës së shpirtit, tekstet që i përkasin librit të ashtuquajtur të famshëm “Libri i të Vdekurve” të Thotit (sipas konceptit të Thotit ky është libri i jetës së përtej varrit), mbi të gjitha të ashtuquajturit kapituj magjik shfaqen të errtë dhe të papërkthyeshëm për këdo që i përmbahet vetëm rregullave të gjuhës fonetike.
Egjyptologu francez Shampolini vuri re se fieroglifet e Thotit ishin tre herë më të shumta se fjalët greke, ai në bazë të studimeve që bëri ditë e net në një prej kopjeve të “Gurit të Rozetës” me ngulim dhe vëmendje të madhe konstatoi se edhe gjuha e shkruar me hieroglife duhet të kishte domosdoshmërish një alfabet fonetik, pra, një hieroglif një koncept, një fjalë të tërë dhe jo një koncept të vetëm të alfabetit.
Edhe studiuesi i mrekulluar australian Endriu Tomas, jep mjaft të gjetura mbi ndriçimin e diturisë së Thotit për njerëzinë. Ilirishtja, gjuha e lashtë shqipe, ruan rrënjë-fjalët e gjuhës së parë të folur nga njeriu mbi tokë.
Provë për këtë janë fjalët e shumta njërrokëshe të saj dhe afritë e mëdha me gjuhën hite, për të cilën hulumtuesi i madh arbëresh nga Italia, Xhuzepe Katapano jep shumë sprova. Gjeologjia qartë na ka zbuluar se toka ishte ngrohur, në këtë mënyrë kishte shkaktuar shkrirjen e akullnajave në ujëra, me të cilat ujra mbulohet i tëri kontinenti i Atlantidës rreth 12 mijë vite para erës sonë , ashtu siç ishte përshkruar saktësisht nga Platoni. /2LONLINE.com/