Partia Demokratike e Kosovës uron qytetarët e Gjilanit ditën më të rëndësishme për vendosjen e të ardhmes për Gjilanin. Pa dyshim, se këto zgjedhje, kanë rëndësi të veçantë sepse ju e përcaktoni mënyrën e funksionalizimit të qytetit tonë. Prandaj, së bashku ne mund të jemi një shembull i mirë. Vota juaj vlen shumë.
Këshu ka thënë Riad Rashiti, shef i Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Gjilan , i cili ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të dalin në votim dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore.
“Në emër të Shtabit Zgjedhor të PDK-së dua t’i bëjë thirrje të gjithë personave përgjegjës që përcjellin për së afërmi procesi zgjedhor, që ta kryejnë detyrën e tyre ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe Ligji mbi Zgjedhjet e Republikës se Kosovës, dhe në këtë mënyrë të mbajmë zgjedhje demokratike, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Rashiti.