“Dy nëndegë të qytetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, nëndega XII, me kryetar Bashkim Shala dhe ajo XIX, nën drejtimin e Ardian Hajrullahut, sot kanë organizuar takim me strukturat e tyre, me Shtabin Zgjedhor të degës dhe kandidatët për deputetë.
“Me këtë rast janë zotuar për një mobilizim gjithpërfshirës për rikthimin meritor të PDK-së në krye të institucioneve të shtetit, të rrezikuara nga subjektet tjera politike të papërgjegjshme – paramilitare”, thuhet në komunikatën e Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Sektorit për Media dhe Informim.