Djellza Halimi, ish anëtare e subjektit të AKR-së, tani iu bashkua PDK-së, Dega në Gjilan.
Kryetari i PDK-së, Zenun Pajaziti, e ka mirëpritur Djellzën dhe e ka falenderuar për besimin e dhënë.
PDK në vazhdimësi ka dëshmuar se është parti e cila u krijon hapësirë të nevojshme të rinjëve të cilët kanë vullnet dhe energji për të kontribuar në shumë procese për të mirën e përgjithshme, e në veçanti për të mirën e rinisë.
Ne jemi Forca e Ndryshimit, thuhet në komunikatën e PDK-së.