“PDK në Gjilan më datë 26 gusht i është drejtuar drejtorisë së urbanizmit lidhur me çështjen e stadiumit të qytetit, nëse ka lëshuar leje ndërtimore apo jo. Përgjigjen zyrtare PDK e ka pranuar më datë 2 shtator nga drejtori i urbanizmit Ali Arifi, i cili ka deklaruar se projekti i stadiumit të qytetit nuk ka leje ndërtimore dhe as që është inicuar procedura për leje ndërtimore”, thuhet në komunikatën e PDK-së. dega në Gjilan.
Ja komunikata e plotë:
PDK në Gjilan më datë 26 gusht i është drejtuar drejtorisë së urbanizmit lidhur me çështjen e stadiumit të qytetit, nëse ka lëshuar leje ndërtimore apo jo.
Përgjigjen zyrtare PDK e ka pranuar më datë 2 shtator nga drejtori i urbanizmit Ali Arifi, i cili ka deklaruar se projekti i stadiumit të qytetit nuk ka leje ndërtimore dhe as që është inicuar procedura për leje ndërtimore.
Poashtu edhe për projektin e ndërtimit të rrugës Hamdi Kurteshi nuk ka kurfar leje ndërtimore.
Maja e anarkisë në Gjilan buron përbrenda vet institucioneve komunale të qeverisur nga organizata katrahurë e quajtur VV dhe një kryetar komune viktim e paaftësisë tij.
A thua edhe për këtë i ka fajet opozita !