DYLON

Faton Maloku i Dritës i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Faton Maloku i Dritës i bashkohet Kombëtares së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Gardiani  i FC Drita, Faton Maloku do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Portieri Maloku, që ka qenë në listën e pritjes, i bashkohet Kombëtares pas zhvillimeve të fundit, ku jashtë kombëtares janë lënë tre futbollistë të Kosovës, në mesin e tyre edhe portieri, Arjanet Muric.

EkoHigjiena

Siç është bërë e ditur në njoftimin e Federatës, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, është thënë në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.