“Uglari, si përherë, bastion historik i PDK-së, shënoi suksesshëm përmbylljen e procesit zgjedhor në kuadër nëndegëve të RDK-së së Gjilanit”, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.
Sipas Komisionit, me një pjesëmarrje masovike të rinisë, përmes një procesi të rregullt zgjedhor, nëndega e RDK-së në Uglar, zgjodhi strukturën e re të rinisë, ndërsa për kryetar zgjodhi Halim Halimin, student i fakultetit të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
“Uglarit pak kohë i duhet për organizim për të bërë më të mirën për PDK-në. Kështu ka qenë që nga themelimi i PDK-së, po edhe tani kur në krye të saj është aktivisti i devotshëm dhe kampioni i përhershëm i zgjedhjeve të PDK-sè në këtë fshat, z. Ramiz Isufi”, thuhet në fund të komunikatës të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së