(2L ONLINE) – Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, përmes një komunikate bënë të ditur se me vëmendje të madhe është duke e përcjellur punën e qeverisjes komunale në Gjilan, e në veçanti punën vendimarrëse të Kuvendit Komunal në Gjilan, që është orientuese për punën e ekzekutivit të komunës. Po ashtu thuhet se janë në mbështetje të plotë të punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm që janë duke e bërë anëtarët e PDK-së në Kuvendin Komunal.
“Jemi afër rrumbullaksimit një vjeqar të qeverisjes së LDK-së me institucionet komunale në Gjilan dhe ne si opozitë do të bëjmë vlerësimin tonë ,për punën e përgjithshme një vjeqare. Mirëpo deri më tani ka një vlerësim të përgjithshëm në opinion, se nuk është realizuar asnjë premtim i bërë nga pushteti aktual dhe përveç kësaj ka rritje të problemeve të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës së Gjilanit.
PDK në Gjilan i vlerëson jashtëzakonisht të dëmshme qëndrimet e LDK-së, e që janë rrënuese të të arriturave nën qeverisjen e PDK-së, për këto vite shtatë vite. Asnjeherë inatet dhe interesat personale nuk duhet të sjellin bllokadë institucionale që e dëmtojnë rëndë rrugën e përspektivës së Kosovës.
Humbja kot e kohës për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, ka dëmtuar rëndë imazhin shtetformues të vendit tonë. Ka penguar vazhdimin e projekteve zhvillimore të ekonomisë vendore, që ka ndikuar negativisht edhe për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Ne e vlerësojmë jo të mjaftueshme hapin e bllokut, për të filluar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për projektin dhe programin e Misionit të ri, nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaqi.
Çdo vazhdim i bllokadë së mëtutjeshme nga ana e subjekteve politike, do të shkaktojë rreziqe dhe dëme të pariparueshme për të gjith qytetarët dhe vazhdimin e rrugës së integrimeve evropiane.
Pasojat e kësaj bllokade, më së shumti i ka ndier qytetari i Gjilanit, si pasojë e angazhimit të kryetarit të komunës në punën e bllokut bllokues. Si pasojë e mos angazhimit të kryetarit në institucionet komunale, Gjilani ka mbetur në duar të kuadrove të papërgjegjshëm, të papërvojë në zgjidhjen e problemeve dhe në duar të profiterëve, të cilët e kanë bërë anarki jetën institucionale në komunë.
Partia Demokratike e Kosovës, në qeverisjen e saj gjashtë vjeqare në Gjilan, asnjëherë nuk ka devijuar nga rruga e krijimit të rendit dhe disiplinës institucionale, nuk kanë ndodhur asnjëherë dukuri të tilla cfarë po ndodhin sot në komunë. Ne asnjëherë nuk jemi frikuar nga vendimet që kanë pasur qëllim realizimin e interesave të qytetarëve të Gjilanit.
Edhe pse ne jemi opozitë në komunën e Gjilanit, ne po vazhdojmë të japim kontributin tonë dhe do të mbështesim cdo punë të mirë nëse fillonë të bëjë kjo qeverisje lokale, e cila për momentin është e pa lëvizshme. Dhe njëkohësisht nuk do të lejojmë keqpërdorimet të bëhen në dëm të buxhetit dhe parasë publike. Poashtu do të vazhdojmë të paraqesim dhe propozojmë alternativat më të mira, të cilat mund ti shërbejnë pushteti lokal për të përmirësuar qeverisjen e saj në dobi të qytetarëve dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të Gjilanit dhe rajonit tonë”, thuhet n fund të komunikatës të lëshuar nga Zyra për Informim e degës së PDK-së Gjilan. /2L ONLINE/