Dikur drejtonte Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, e tani mendon se kësaj dege i nevojitet reformë e thellë dhe freskim me kuadro të reja.
Izmi Zeka, ish kryetar dege, aktualisht anëtar i Këshillit drejtues të PDK-së, thotë se PDK-ja në Gjilan ka nevojë për një frymë të re që i jep elan dhe vazhdimësi politikave institucionale të PDK-së.
“Si parti që udhëheqim me Kosovën ne tani jemi në fazën e rifreskimit për të barë hapin që i duhet Kosovës dhe perspektivës së saj. PDK-ja është konstantja e qeverisjes prandaj edhe Kosovës i duhet reforma e saj. Unë kam udhëhequr PDK-në në Gjilan dhe tani jam që PDK-ja të freskohet me kuadro të reja. Freskimi i saj po e përsërisë i bënë mirë edhe Kosovës. PDK-ja në Gjilan ka kuadro që udhëheqin jo vetëm Gjilanin, por edhe Prishtinën”, ka thënë për 2LONLINE, Zeka, që aktualisht është edhe zëvendësministër në qeverinë Haradinaj.
Kur jemi te PDK në Gjilan, Zeka, ka thënë se PDK-ja në këtë komunë do të jetë parti e cila punon dhe vepron për interesa të qytetarëve të saj. “Ne kemi treguar edhe më herët se qeverisja nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve. Kjo maksimë dhe filozofi do të na përcjellë gjatë tërë kohës”, thotë ai.
Përndryshe, duke qenë kritik ndaj qeverisjes aktuale të Lutfi Hazirit (LDK) në Gjilan, Zeka shprehet se qytetarët kanë mundësin t’i shohin dallimet në mes PDK-së (qeverisjes së saj) dhe partisë që tani është në pushtet (LDK), e që, sipas tij, janë krahasimisht tepër të dallueshme.
“Edhe pse shkuan disa vite, projektet e ish kryetarit të PDK-së z. Thaçi tani po realizohen siç është rasti me autoudhën Lipjan, Bresalc, Dheu i Bardhë e deri në Konçul”, thotë në fund Zeka.