(2L ONLINE) – Grupi i Këshilltarëve të PDK-së KK Gjilan, përmes një komunikate ka bërë me dije se skandalet në qeverisjen komunale të Lutfi Hazirit në Gjilan nuk kanë të ndalur. Edhe në fushën e Arsimit, sikurse edhe në fushat tjera, po degradon çdo gjë është arritur për shumë vite. Gjendja në Arsim është bërë jashtëzakonisht e keqe, duke filluar nga rendi dhe disiplina, rrezikimi i shëndetit të nxënësve, largime dhe punësime në baza partiake, presion ndaj menaxhmentit të shkollave në Gjilan për të dhënë dorëheqje dhe sistematizim të tyre si mësimdhënës, probleme të mëdha me tenderët e ekskursioneve të nxënësve, pranimin e mësimdhënësve të ri, zgjedhjen e drejtorëve të shkollave sipas bindjeve politike dhe pa plotësim të kritereve ligjore.
Më tej në ktë komunikatë thuhet: “Kjo gjendje skandaloze në Arsim është krijuar nga ndikimi i drejtpërdrejt, i vet kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili përmes presionit ndaj drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa (sepse nuk po del mjaft “i dëgjuari” i kryetarit të komunës), po i rehaton aktivistët dhe militantët e LDK-së, jashtë çdo norme dhe kriteri, pa i plotësuar kushtet e kërkuara ligjore.
Konkursi për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Gjilanit, ka rezultuar me shkelje ligjore dhe të udhëzimit administrativ 8/2014, sepse shumica e drejtorëve, militant të LDK-së, nuk e kanë plotësuar kriterin dhe kushtet që duhet ti plotësojnë sipas nenit 3 pika 2, sepse nuk janë të akredituar dhe të certifikuar për udhëheqje, administrim dhe menaxhim për institucionet arsimore.
Lutfi Haziri ka emëruar komisionin politik, jo profesional dhe jo ligjor për pranimin e drejtorëve të shkollave, anëtarët e të cilit nuk i plotësojnë aspak kushtet për të vlerësuar kandidatët të cilët konkurrojnë për drejtorë shkollash, sepse kanë të kryer vetëm fakultetin bachelor.
Njëri nga anëtarët e këtij komisioni Bekim Mustafa, është vet zgjedhur drejtor në shkollën e mesme të Gjimnazit Natyror edhe ky nuk e plotëson kushtin për të qenë drejtor shkolle sipas Udhëzimit Administrativ numër 8/2014. Pra, paramendojeni që një anëtar i komisioni për pranimin e drejtorëve të shkollave, e zgjedh dhe e cakton veten drejtor të një shkolle siç është Gjimnazi Natyror.
LDK-ja në Gjilan, përmes këtij konkursi, ka rehatuar militantët e saj në këto pozita të drejtorëve, Qemajl Dushica drejtor në shkollën(ende pa emër, se nuk po kanë kohë qeverisja komunale) në lagjen e Zabelit, Florim Maloku drejtor në Selami Hallaqi, Rrahman Agushi në shkollën fillore “Agim Ramadani në fshatin Zhegër, Elhami Hasani drejtor në shkollën fillore në fshatin Cërnicë, Fidan Shaqiri (AAK) drejtor në shkollën fillore në Përlepnicë, Shaban Tërstena drejtor në shkollën e mesme të Mjekësisë në Gjilan, i cili në vitin 2008 është suspenduar nga komuna e Gjilanit, për shkak të regjistrimit të nxënësve pa kritere.
Të gjithë këta drejtor të zgjedhur nuk i plotësojnë kushtet e caktuara sipas udhëzimit të lartcekur administrativ, ndërsa i kanë larguar drejtorët të cilët kanë qenë deri më tani dhe të certifikuar sipas ligjit, por që nuk kanë qenë në partinë e Lutfi Hazirit. Ndërsa ka edhe të tillë drejtorë apo zv.drejtorë që janë zgjedhur, që nuk kanë qenë në LDK, por që ata e kanë përgatitur terrenin, vetëm duke dhënë opinione publike pozitive për qeverisjen Haziri në Gjilan, dhe me kaq e kanë plotësuar kushtin për tu zgjedhur zv.drejtorë, si Nexhat Buzuku në Gjimnazin shoqëror.
Pushteti i Hazirit, përmes instrumentit të Kuvendit Komunal, tani ka anuluar vendimin për kriteret e caktuara të drejtorisë së Arsimit, që kanë të bëjnë me regjistrimin e nxënësve nëpër shkolla. E ka anuluar sepse ishte pengesë për militantizmin e LDK-së, që të bëjë cka të dojë me mësimdhënës dhe nxënës, të krijojë anarki në sistemin arsimore në komunën e Gjilanit.
Duhet ta kujtojmë se edhe ekskursioni i nxënësve, në këtë vit ka qenë me shumë skandale, ku me dhunë janë detyruara nxënësit të udhëtojnë me një kompani me çmim më të shtrenjtë, ndërsa argatët e Lutfi Hazirit nuk i kanë lejuar që të udhëtojnë me një kompani nga Gjilani dhe me çmim më të ulët edhe pse në vend ngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilanit, të cilët ende janë duke u marr me këtë rast skandaloz.
Kësaj qeverisje vërtet nuk i thuhet aziatike sepse edhe nuk është e tillë, por afrikane si ajo në Mongola, ku ende qeveriset me fise dhe mëhalla, ku nuk ka rend dhe ligj. E kështu Lutfi Haziri, përmes presioneve, kërcënimeve dhe dhunës po udhëheq Arsimin në Gjilan, e që edhe drejtori i Arsimit është njëri nga ata që nuk po pajtohet më këtë formë të qeverisjes me mijëra nxënës dhe mësimdhënës Gjilanas”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së KK Gjilan.
Përndryshe, shefi i këtij Grupimi të Këshilltarëve të PDK-së është Sahit Abazi, ndërsa këshilltarë të tjerë të këtij subjekti janë edhe Izmi Zeka, Bujar Nevzati, Riad Rashiti, Fatbardha Selmani, Leonora Bunjaku dhe Shukrije Rapuca. /2L ONLINE/